Aktualitet

Plagoset me armë një person në Durrës

Sipas Policisë, i plagosuri është Armand Hoxha dhe ka plagë të lehta në këmbë.

5 Tetor 2022, 16:03 Nga k.m.
Plagoset me armë një person në Durrës
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Durrësit bën të ditur se një person është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë me pistoletë. Sipas Policisë, i plagosuri është Armand Hoxha dhe ka plagë të lehta në këmbë. 32-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”, njofton Policia.

policia e durrësit armand hoxha

Sondazh

Poll