Aktualitet

Arsenali i armëve tek 5 maji u zbulua nga vëllezërit Beqiraj, policia përgatitej prej dy ditësh për aksionin

Por, vetëm sot është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve. 

5 Tetor 2022, 16:03 Nga F.M
Arsenali i armëve tek 5 maji u zbulua nga vëllezërit Beqiraj,
Vendi ku u gjetën armët

TIRANË- Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e '5 Majit' është zbuluar nga përgjimi i vëllezërve Beqiraj. Mësohet se Policia e Tiranës kishte dy ditë që i kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës. Por, vetëm sot është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve. 

Armët ishin futur në thasë e çanta dhe ishin lënë një grumbull shkurresh në një bllok pallatesh në zonën e "5 Majit". Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me operacionin në fjalë. Aksioni është ende në vijim. 

armet tek 5 maji

Sondazh

Poll