Aktualitet

Po lahej në det, mbytet 60-vjeçari në Durrës

Mësohet se i moshuari teksa po lahej në det, në zonën Sektor Rinia është mbytur.

5 Tetor 2022, 15:08 Nga I.A
Po lahej në det, mbytet 60-vjeçari në Durrës
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 60-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i moshuari teksa po lahej në det, në zonën Sektor Rinia është mbytur. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 11:45, në Sektorin Rinia në plazhin e  Durrësit, është mbytur në det shtetasi me iniciale G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

mbytet 60-vjecari ne durres

Sondazh

Poll