Politike

'Bardhi është me PD'/ Rama batuta me rektorin e UBT: Shpresoj mos ta votoni, e di që s'ndodh

Me humor, Rama deklaroi se do donte që të mos votohej më Bardhi mirëpo e di shumë mirë se ai do votohet sërish. 

5 Tetor 2022, 11:57 Nga A.B
'Bardhi është me PD'/ Rama batuta me rektorin e UBT:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ai dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, edhe pse janë të drejtimeve të ndryshme politike, bashkëpunojnë shumë mirë për arsimin. Në fund, me humor, Rama deklaroi se do donte që të mos votohej më Bardhi mirëpo e di shumë mirë se ai do votohet sërish. 

'Pse zgjidhni ju Bardhin e jo konkurentin e tij? Po të mos ishte autonomia nuk e zgjidhja unë Bardhin se është me PD, por unë bashkëpunoj me Bardhin se partitë i lemë te dera. Po ju sjell këtë shembull se vetëqeveriseni. Më frymëzon Bardhi gjithmonë kur vij këtu. Unë shpresoj mos ta votoni më Bardhin por e di që do votohet prapë.'- tha Rama. 

fatbardh sallaku edi rama

Sondazh

Poll