Aktualitet

Grupi shqiptar brenda kampit në Greqi, mediat: Do hetohet në Shqipëri se ku përfunduan paratë

Ata theksojnë se autoritetet ishin në dijeni se një pjesë e madhe e parave nga grabitjet dhe tregtia e drogës nëpërmjet remitancave shkonte në shtetin fqinj.

5 Tetor 2022, 11:27 Nga A.B
Grupi shqiptar brenda kampit në Greqi, mediat: Do hetohet në
Policia

GREQI- Mediat kanë komentuar bandën e shqiptarëve në Greqi. 'MSN.com' shkruan se remitancat në Shqipëri ishin një pjesë e madhe e fitimeve të organizatës kriminale që e kishte bazën në rezidencën studentore Zografou.

Truri i të gjitha aktiviteteve të bandës, është një shqiptar. Ata theksojnë se autoritetet ishin në dijeni se një pjesë e madhe e parave nga grabitjet dhe tregtia e drogës nëpërmjet remitancave shkonte në shtetin fqinj dhe në fakt ky fluks parash do të jetë objektivi i një hetimi, pasi ka mundësi që përfituesit të kenë qenë nga rrethi shqiptar i të afërm që ndodhen në paligjshmëri dhe kërkohen për vepra penale.

Oficerët e policisë në vitin 2023 do të nisin korrespondencën me autoritetet zyrtare në Shqipëri për të hetuar më tej se ku kanë përfunduar paratë nga aktivitetet kriminale.

Anëtarët e mbetur të bandës dyshohet se të gjithë i kanë derdhur paratë nga fitimet e aktiviteteve të tyre kriminale në blerjen e kokainës dhe shfrytëzimin e grave.

Këta dy elementë janë edhe një pjesë kyçe e hetimit pasi të kombinuara me kontaktet që kanë pasur dhe me gjetjet, do ta çojnë hetimin më tej.

droga shqiperi

Sondazh

Poll