Aktualitet

Protesta te UPT, pedagogu: Në vështirësi ne i kemi dalë në krah Kryeministrit

Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se në momente të vështira, pedagogët i kanë dalë në krah kryeministrit. 

5 Tetor 2022, 11:17 Nga I.A
Protesta te UPT, pedagogu: Në vështirësi ne i kemi dalë
Pedagogu

TIRANË- Një pedagog në protestën e sotme para UPT-së ka kërkuar nga kryeministri Rama që ta shohin arsimin e lartë si prioritet. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se në momente të vështira, pedagogët i kanë dalë në krah kryeministrit. 

"Kur ra tërmeti, ne pedagogët e UPT-së i dolëm në krah kryeministrit, kur ra pandemia pedagogët e mjekësisë i dolën në krah kryeministrit Rama, ne nuk jemi armiqtë e tij. I kërkojmë qeverisë ta shohë arismin e lartë si prioritet kombëtar. Eksperienca ime 10 vjet në vendet e BE si kërkues shkencor e pedagog nga Bundestagu në Letoni më bën të ndihem i indinjuar për mënyrën si trajtohemni sot duke nisur nga pagesat tek kërkimi shkencor krahas vendeve të BE ne sot nuk krahasohemi as me vendet e Ballkanit," tha pedagogu.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll