Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve: Kushi na tha 'Po', më pas nuk na e rriti rrogën

Po ashtu Petre theksoi se ata 50% rritje rrogë, ndërkohë që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata nuk do hyjnë në auditore.

5 Tetor 2022, 11:10 Nga I.A
Nis protesta e pedagogëve: Kushi na tha 'Po', më pas nuk na
Aleksander Petre

TIRANË- Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Aleksandër Petre ka deklaruar gjatë protestës së sotme të pedagogëve që Ministrja e arsimit Evis Kushi, fillimisht i tha 'Po' kërkesave të tyre. Por sipas tij, Kushi më pas refuzoi që t'i plotësonte ato, duke theksuar se 'nuk ka lekë'. Po ashtu Petre theksoi se ata 50% rritje rrogë, ndërkohë që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata nuk do hyjnë në auditore.

"Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm, por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj," tha ai.

aleksandër petre protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll