Aktualitet

Hashash me figurën e futbollistit Achraf Hakimi, arrestohet marokeni në Milano, nën hetim shqiptari

Aksioni nisi kur policët vunë re një makinë të parkuar me një burrë që priste brenda saj. Menjëherë pas kësaj, mbërriti një makinë e dytë me afrikano-veriorin brenda saj.

5 Tetor 2022, 11:35 Nga k.m.
Hashash me figurën e futbollistit Achraf Hakimi, arrestohet marokeni
Paratë dhe droga

MILAN- Kapen 30 kilogramë kanabis në Itali. Droga ishte e ndarë në blloqe me figurën e lojtarit të PSG-së, Achraf Hakimi, ndërsa në pranga përfundoi një 31-vjeçar maroken, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. 

Sipas mediave të huaja, aksioni nisi kur policët vunë re një makinë të parkuar me një burrë që priste brenda saj. Menjëherë pas kësaj, mbërriti një makinë e dytë me afrikano-veriorin brenda saj. Rezultoi se pronari i njërës prej makinave, një shqiptar, kishte një kile hashash të sapo blerë.

Hashash me figurën e futbollistit Achraf Hakimi, arrestohet marokeni
Paratë dhe droga

Kur u ndalua edhe marokeni, policët gjetën në një çantë mbi 11.500.000 euro para të gatshme. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën një tufë me çelësa që sipas tij, nuk e kishte idenë për çfarë përdoreshin. Por që e dërgonin në një kasafortë në Bergamo, ku u gjet edhe kanabisi. 

Marokeni u arrestua dhe tani ndodhet në burgun e San Vittore, ndërsa ndaj 43-vjeçarit shqiptar nisi hetimi.

itali achraf hakimi

Sondazh

Poll