Aktualitet

Rrëfimi i dy vëllezërve Beqiraj, ky është ushtaraku i arrestuar gjatë operacionit "Porositësi"

Nga operacioni i koduar "Porositësi", ushtaraku Celami akuzohet për armëmbajtje pa leje.

5 Tetor 2022, 11:09 Nga k.m.
Rrëfimi i dy vëllezërve Beqiraj, ky është ushtaraku i
Altin Celami

TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e ushtarakut të repartit Pezë Helmës Altin Celami. Ai u vendos në pranga në kuadër të Operacionit të koduar "Porositësi", ku u arrestuan 15 persona ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim si anëtarë të një grupi kriminal që kryenin dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

Nga operacioni i koduar "Porositësi", ushtaraku Celami akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Dje u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indrit Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci).

operacioni porositesi altin celami

Sondazh

Poll