Aktualitet

'Është objektiv i vështirë'/ DËSHMIA e vëllezërve Beqiraj: Kevin na kërkoi të vrisnim Geronin, ne u dorëzuam

Ata kanë dëshmuar në polici se Kevin u kishte thënë se porosia ishte dhënë nga Kasandër Noga.

5 Tetor 2022, 10:28 Nga A.B
'Është objektiv i vështirë'/ DËSHMIA e
Vellezerit Beqiraj

TIRANËDy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë dëshmuar se janë punësuar nga Kevin Zeneli për të vrarë Geron Hasnbelliut. Ata kanë dëshmuar në polici se Kevin u kishte thënë se porosia ishte dhënë nga Kasandër Noga. Dy vëllezërit kishin për detyrë ta gjenin dhe ta eleminonin. Ata bënë të ditur se janë tërhequr nga vrasja dy ditë para Vitit të Ri, pasi e konsideronin Geronin si objekt të vështirë. Më pas, ata kanë treguar se vrasjen e kreu vetë Kevin më 4 Janar. 

'Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eleminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qera aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021.

Dy ditë para Vitit të Ri u dorzuam dhe i thame Kevinit se nuk mund ta kryejme dot, sepse eshte objektiv i veshtirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne'- dëshmuan ata. 

Çfarë ndodhi dje?

Ditën e djeshme, u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin (Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indirt Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Succi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

indrit beqiraj gentian beqiraj operacioni porosia geron hasanbelliu

Sondazh

Poll