Aktualitet

Dënimi në Itali, Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtërinjve, dorëzohet dorëheqja në KQZ

20 Gusht 2019, 10:19 Nga DOSJA
Dënimi në Itali, Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtërinjve,

TIRANË- Ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri është paraqitur dje në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, ku ka dhënë shenjat e gishtave. Po ashtu sot është dorëzuar në KQZ tërheqja e Pjetrit nga marrja e postit, si kryebashkiak i Shkodrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Pjetri e ka kryer të gjithë procedurën ditën e djeshme, ku ka dhënë deklarim lidhur me dijeninë e tij për dënimin në Itali.

Ndërkohë më herët kreu i zgjedhur i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri pas akuzave nga PD u tërhoq nga marrja e detyrës. Akuza ndaj Pjetrit ishte për fshehjen e një dënimi që sipas PD ai e kishte marrë në vitin 2003.

I zgjedhuri i 30 qershorit tha se nuk mund të merrte detyrën pa sqaruar të shkuarën e tij. Ndërkohë Rama reagoi ashpër kundër të besuarit të tij, duke thënë se ishte e patolerusheme fshehja e një vendimi që është marrë në shkuarën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënimi i valdrin pjetrit në itali doreheqja e pjetrit valdrin pjetri dënimi i valdrin pjetrit në itali doreheqja e pjetrit valdrin pjetri

Sondazh

Poll