Politike

‘Procesverbali’ i mbledhjes në Shkodër, PS: Dokumente të sajuara, duan të na përbaltin

20 Gusht 2019, 13:52 Nga DOSJA
‘Procesverbali’ i mbledhjes në Shkodër, PS: Dokumente

TIRANË– Partia Socialliste ka reguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e dy ditëve më parë në Shkodër nuk është i vërtetë.

Në një reagim për mediat, PS-ja thekson se këto dokumentet nuk janë të vërteta. Më tej theksohet se publikimi i këtyre dokumentave është bërë qëllimisht për të përbaltur socialistët.

Reagimi i Partisë Socialiste

Duke marrë shkas nga një publikim i një dokumenti të aluduar si procesverbal i dalë nga mbledhja e dy ditëve më parë në degën e Partisë Socialiste Shkodër, duam të sqarojmë opinionin publik që ky dokument i publikuar në rrjetet sociale është jo i vërtetë dhe tërësisht i sajuar.

Partia Socialiste Shkodër distancohet nga të tilla veprime të cilat kanë si qëllim përbaltjen e kësaj force politike.

Disa orë më parë, Berisha publikoi disa dokumente ku sipas ish-kryeministrit ishte biseda e zhvilluar në mbledhjen e socialistëve të dy ditëve më parë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mbledhja e socialisteve partia socialiste sali berisha mbledhja e socialisteve partia socialiste sali berisha

Sondazh

Poll