Aktualitet

“Na dha 3500 euro për të vrarë”/ Polici i Burgjeve mohon akuzat: Vëllezërit i donin për dokumenta

Bejko ka deklaruar se paratë, konkretisht 3500 euro i ka dhënë pas kërkesës qe i kanë bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

5 Tetor 2022, 09:10 Nga A.B
“Na dha 3500 euro për të vrarë”/ Polici i Burgjeve
Vellezerit Beqiraj

TIRANË- Punonjësi i policisë së Burgjeve Flamur Bejko i akuzuar nga vëllezërit Beqiraj se i kishte paguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur, identiteti i të cilëve ende nuk dihet,  ka mohuar kategorikisht akuzat. 'Balkanëeb' mëson se Bejko ka deklaruar se paratë, konkretisht 3500 euro i ka dhënë pas kërkesës qe i kanë bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi. Po ashtu një pronar lokali është akuzuar prej tyre se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se si u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij. 

Çfarë ndodhi dje?

Ditën e djeshme, u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin (Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indirt Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Succi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

flamur bejko operacioni porosia gentjan beqiraj indrit beqiraj

Sondazh

Poll