Aktualitet

Ndalohet për kontroll në Orikum/ Shoferi i dehur konfliktohet me patrullën, dhunon efektivin

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të vënë në pranga personin që dhunoi policin.

5 Tetor 2022, 08:50 Nga A.B
Ndalohet për kontroll në Orikum/ Shoferi i dehur konfliktohet me
Policia

VLORË- Një kontroll rutinë ka përfunduar në përplasje fizike për një punonjës policie. Në Orikum, u ndalua një mjet për kontroll. Personat që ishin brenda saj, dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Ata janë konfliktuar me patrullën e policisë, duke i shkaktuar një prej efektivëve dëme të shumta në trup. 

Polici ka përfunduar në spital, pasi kishte nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të vënë në pranga personin që dhunoi policin.

Policia e Shtetit nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe dhunimin e efektivit.

dhunohet polici ne orikum

Sondazh

Poll