Aktualitet

Grabitje në Vaun e Dejës! 'Maskat' vjedhin nga familja një shumë parash dhe ‘Benz-in’ e parkuar

Një vjedhje me dhunë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës në Shkodër.

5 Tetor 2022, 08:29 Nga A.B
Grabitje në Vaun e Dejës! 'Maskat' vjedhin nga familja
Foto ilustruese

SHKODËR- Grabitet një banesë në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës. Banesa e Zef Pepajt në fshatin Ashtë, ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit. Forcat blu bëjnë të ditur përmes një njoftimi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në momentin kur familjarët ishin në gjumë. Autorët kanë arritur të marrin nga banesa një shumë parash dhe mjetin tip 'Benz' i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës. Nuk dihet se si është gjendja e familjarëve pas ngjarjes së ndodhur. 

Grupi hetimor vijon hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tre ditë më parë një tjetër grabitje ka ndodhur në një familje në vend. Në fshatin Dom të Bashkisë Klos, grabitësit kanë hyrë me forcë në një banesë duke shqyer dyert, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar. Më pas grabitësit kanë marrë nga shtëpia 8 mijë euro, 1 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë.

grabitje ne vaun e dejes zef pepaj

Sondazh

Poll