Aktualitet

FOTO/ Digjet një automjet gjatë natës në Sarandë, arsyeja mbetet mister

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë ndonjë problem mekanik i makinës

5 Tetor 2022, 08:45 Nga I.A
FOTO/ Digjet një automjet gjatë natës në Sarandë,
Makina e djegur

SARANDË- Një makinë është djegur gjatë natës në Sarandë. Mësohet se zjarri ka rënë në një mjet të parkuar tip 'Mercedes Benz' në pronësi të E.D. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë ndonjë problem mekanik i makinës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

FOTO/ Digjet një automjet gjatë natës në Sarandë,
Makina e djegur

digjet makina ne sarande

Sondazh

Poll