Aktualitet

Qarkullonte me 2 armë zjarri në bulevardin "Migjeni", 'Shqiponjat' arrestojnë 38-vjeçarin (VIDEO)

'Shqiponjat' morën informacion se Prendi qarkullonte me armë zjarri në mjet në kryeqytet.

5 Tetor 2022, 08:58 Nga A.B
Qarkullonte me 2 armë zjarri në bulevardin "Migjeni",
Momenti i arrestimit

TIRANË- Albert Prendi është arrestuar nga forcat e posacçme 'Shqiponjat' në kryeqytet. Policia informon se arrestimi i 38-vjeçarit është kryer në bulevardin 'Migjeni'. 'Shqiponjat' morën informacion se Prendi qarkullonte me armë zjarri në mjet në kryeqytet. Pas ndalimit të tij dhe kontrollit, u zbulua se ky person, ishte i pajisur me 2 armëzjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. 

Prendi do të hetohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Bulevardi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariati i Policisë Nr. 6. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin "Migjeni", një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin "Migjeni", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

albert prendi arrestim ne tirane

Sondazh

Poll