Aktualitet

Autobusi përplas motorin në Tiranë, ndërron jetë 55-vjeçari

20 Gusht 2019, 10:22 Nga DOSJA
Autobusi përplas motorin në Tiranë, ndërron jetë

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një autobus ka përplasur një motor dhe si pasojë ka mbetur i vdekur një person. Sipas informacioneve, mësohet autobusi që të çon në Farkë ka përplasur motoçikletën dhe viktimë ka mbetur një 55-vjeçar. 

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore“, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane autobusi perplas motorin vdes 55-vjeçari aksident ne tirane autobusi perplas motorin vdes 55-vjeçari

Sondazh

Poll