Politike

Vendi në krizë/ Ministrja Ekonomi: Uroj të jemi me fat e të mos rriten çmimet

E pyetur për masat e marra nga qeveria, Ekonomi foli për ato afatgjata, ndërsa për këtë dimër tha se e vetmja gjë që kanë në dorë është mirëmenaxhimi i buxhetit. 

4 Tetor 2022, 23:03 Nga F.M
Vendi në krizë/ Ministrja Ekonomi: Uroj të jemi me fat e të
Milva Ekonomi

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi thotë se çështja e rritjes së çmimeve dhe kriza energjitike është çcështje fati. E ftuar në "Open", ajo tha se uron që edhe shqiptarët të jenë me fat që të mos rriten çmimet. E pyetur për masat e marra nga qeveria, Ekonomi foli për ato afatgjata, ndërsa për këtë dimër tha se e vetmja gjë që kanë në dorë është mirëmenaxhimi i buxhetit. 

Pjesë nga biseda: 

Eni Vasili: Do jemi me fat në nëntor-dhjetor?

Milva Ekonomi:Ky është një puzzle që monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, nuk di fare çfarë të them. Unë uroj të jemi me fat, dua të jemi me fat. Ishalla jemi me fat. TEC-i do të përfundojë në fund të vitit 2023, e di që janë dhe footvoltaikët, do dhe që ka filluar gara dhe..

Eni Vasili:Po këto janë afatgjatë, po për këtë dimër?

Milva Ekonomi:E di zemër, po për këtë dimër ajo që duam është të mirëmenaxhojmë buxhetin që të mos preken familjen.

Eni Vasili:A do të rritet fasha

Milva Ekonomi:Nuk e di zemër, nuk e di çfarë do të ndodhë. 

Eni Vasili:Shpesojmë që të kemi fat, u bë punë fati

Milva Ekonomi: Jo, jo, nuk e bëjmë vetëm ne në Shqipëri këtë gjë, e bëjnë shumë vende. 

milva ekonomi

Sondazh

Poll