Politike

Rama publikon fotot, nga sot deti i Shqipërisë do të përdoret për tregti edhe nga Kosova

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se nga sot deti ynë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.

4 Tetor 2022, 18:15 Nga e.k
Rama publikon fotot, nga  sot deti i Shqipërisë do të
Pamje nga Porti i Durrësit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë, i cili forcon edhe më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe dy popujve shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se nga sot deti ynë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.

"Jena1. Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti", shkruan Rama.

Bashkimi i doganave mes dy vendeve vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive. Që prej datës 1 tetor, në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën, ndërsa më parë zhdoganoheshin vetëm maunet dhe karburantet.

edi rama

Sondazh

Poll