Aktualitet

Manovra/ Shpallet fituesi i ishullit të Osumit por nuk përcaktohen përmasat, 10 mln euro në duart e tre kompanive

Paradoksalisht konkursi arkitekturor u shpall pa u përcaktuar përmasat e ishullit.

4 Tetor 2022, 21:36 Nga DOSJA
Manovra/ Shpallet fituesi i ishullit të Osumit por nuk përcaktohen
Berati

BERAT- Qershia mbi tortë e rilindjes urbane në Berat ishte projekti për ishullin e gënjeshtërt të Osumit. Vetë kryeministri Rama prezantoi në maj të 2015 -ës nga Berati, 12 projektet e paraqitura për ndërtimin e këtij ishulli, me anë të një konkursi ndërkombëtar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ishte investitori mësohet se organizoi konkursin, ndërsa fitues u shpall “Unlab” në bashkëpunim me “Open Fabric”, “Corda” dhe “TU Delf”. Paradoksalisht konkursi arkitekturor u shpall pa u përcaktuar përmasat e ishullit.

“Ishte një projekt absurd. U harxhuan 150 mln lekë dhe ndërkohë nuk ishin përcaktuar përmasat” u shpreh inxhinieri, Xhevahir Ngjeçari

Në mesin e akuzave për uniformitet dhe zbehje të identitetit, qyteti i gurtë i Beratit ka përfituar 18 projekte në kuadër të rilindjes Urbane, me një vlerë të përgjithshme prej 10 mln euro.

Më së shumti zbatimi i projekteteve i janë besuar kompanisë “Salillari” që ka përfituar 2.9 mln euro. E dyta që ka përfituar është “G.P.G. Company” me 2.1 mln euro dhe në vend të tretë është kompania “Boshnjaku B” që ka përfituar 1.6 mln euro.

Marrë nga TopChannel

berat firma “salillari” fondi shqiptar i zhvillimit g.p.g. company boshnjaku b

Sondazh

Poll