BIRN: Ndryshon ligji i pronave sipas Strasburgut, kompensime jo më pak se 10% e vlerës
Foto ilustruese Ministria e Drejtësisë prezantoi të martën në Komisionin parlamentar të Ligjeve projektligjin “Për...
Qyno tha se në shtëpinë e tij është ndërhyrë nga tri qarqe pasi ka ekzistuar frika se mund të reagohej ndaj efektivëve të policisë.
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se Departamenti i Neutralizimit të Elementeve të Armatosur, i njohur zakonisht me akronimin e tij RENEA, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e Alkesnadër Lahos alias Pëllumb Muharremi (Rrumi). I ftuar në studion e OraNews, Qyno tha se në shtëpinë e tij është ndërhyrë nga tri qarqe pasi ka ekzistuar frika se mund të reagohej ndaj efektivëve të policisë.
“Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe ka rezultuar se në banesën në Rrumit të Shijakut është bërë një kontroll nga RENEA dhe është ndërhyrë në tri qarqet sepse ka pasur frikë se mund të reagohet ndaj policisë. Dëshmia e tyre ka konfirmuar disa ngjarje kriminale të ndodhura deri më sot,”- tha Qyno ndër të tjera.
Sot u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin 9Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indrit Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi, i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Foto ilustruese Ministria e Drejtësisë prezantoi të martën në Komisionin parlamentar të Ligjeve projektligjin “Për...
Foto ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Sh&eu...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno deklaroi se vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj u bënë bashkëpunëtorë t&eu...
Foto ilustruese HIMARË- Një 22-vjeçar është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjsh&eu...
Robson de Souza ITALI- Ministria e Drejtësisë në Itali kërkon ekstradimin e ish-lojtarit të kombëtares Selecao, një nga ...
Renato Hamza TIRANË- Në vitin 2020, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikoi foton ekskluzive të këngëtarit nga ...
Dogana e Durrësit DURRËS- Në portin e Durrësit prej datës 1 tetor ka nisur zhdoganimi i mallrave që kanë destinacion Kos...
Shefqet dhe Shahe Lika TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën arrest në burg për Shefqet Likën,...
Avokati i Popullit TIRANË- Instituri i Studimeve Politike thotë se pas 5 muaj pas skadimit të afatit kushtetues, Kuvendi nuk ka përmbus...
Kevin Zeneli DURRËS- Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi është autori i atentatit të ndodhur në “Don Bosko” më ...