Aktualitet

EMRI/ Një pjesë në proces tharjeje, tjetra e ndarë në doza, kapen 30 kg drogë në Krujë, arrestohet pronari i shtëpisë

Një pjesë e drogës ishte në proces tharjeje, ndërsa një tjetër e ndarë në doza e gati për shitje. 

4 Tetor 2022, 20:32 Nga F.M
EMRI/ Një pjesë në proces tharjeje, tjetra e ndarë në
Foto Ilustruese

KRUJË- 30 kilogram kanabis janë sekuestruar këtë mbrëmje nga Policia e Krujës. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në banesën e personi të identifikuar si Elgan Martini, i cili është vënë në pranga. Një pjesë e drogës ishte në proces tharjeje, ndërsa një tjetër e ndarë në doza e gati për shitje. 

Droga është sekuestruar, ndërsa i riu Martini po merret në pyetje. Dyshohet se ai nuk vepronte i vetëm në kultivimin e lëndës narkotike dhe pritet zbardhja e bashkëpunëtorëve të tij. 

droge ne kruje elgan martini

Sondazh

Poll