Aktualitet

Strasburgu ‘rrëzoi’ shkarkimin e prokurorit Cani, avokati Halimi: Vendimi e rikthen në detyrë, procesi zgjati një vit

Duke folur në Syri Televizion, Halimi tha se Strasburgu i dha të drejtë klientit të tij, pasi gjeti një mori shkeljesh nga Komisioni i Vettingut. Halimi shtoi se është në dorën e Canit nëse do të kërkojë dëmshpërblim apo jo nga KPA.

4 Tetor 2022, 19:33 Nga F.M
Strasburgu ‘rrëzoi’ shkarkimin e prokurorit Cani, avokati
Eduard Halimi

TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, aktualisht avokat, ka analizuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut që rrëzoi vendimin e KPA për shkarkimin e ish-prokurorit Besnik Cani. 

Duke folur në Syri Televizion, Halimi tha se Strasburgu i dha të drejtë klientit të tij, pasi gjeti një mori shkeljesh nga Komisioni i Vettingut. Halimi shtoi se është në dorën e Canit nëse do të kërkojë dëmshpërblim apo jo nga KPA.

Eduard Halimi: Jemi duke e analizuar vendimin e gjykatës së Strasburgut, vendimi i parë që jepet për një prokuror. Një aplikim që u përzgjodh si një çështje lider duke lënë mënjanë të gjitha çështjet e tjera, për shkak të asaj që përfaqësonte. Gjykata e Strasburgut deklaron se vendimi që është marrë për Canin është në shkelje. Autoriteteve shqiptare u përket që ta zbatojnë atë. Lidhur me dëmshpërblimin, subjekti mund t'u drejtohet që ta rihapë këtë çështje. Në këndvështrimin tim paraprak, për aq kohë sa prokurori Besnik Cani ka kaluar këtë procedurë, zoti Cani është ende prokuror. Ka qenë një proces i gjatë, nuk e kemi ndarë me mediat. Ka zgjatur një vit.

eduart halimi besnik cani

Sondazh

Poll