Bota

VIDEO/ Shirat e rrëmbyeshëm i dëmtuan strukturën, shembet tempulli 1500-vjeçar në Tajlandë

Tempulli i ndërtuar rreth vitit 1500 u shemb para dhjetëra turistëve të cilët u tmerruan nga ajo që panë por që fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi ishin marrë masat që ata të mos afrohen.

4 Tetor 2022, 20:11 Nga e.k
VIDEO/ Shirat e rrëmbyeshëm i dëmtuan strukturën, shembet
Momenti i shembjes

TAJLANDË- Një faltore e lashtë në Chiang Mai, Tajlandë, u shemb dhe u shkatërrua pas shirave të dendur dhe përmbytjeve. Tempulli i ndërtuar rreth vitit 1500 u shemb para dhjetëra turistëve të cilët u tmerruan nga ajo që panë por që fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi ishin marrë masat që ata të mos afrohen.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VICE ëorld Neës (@viceëorldneës)

Tempulli po kërkon aktualisht donacione për të riparuar faltoren, e cila u restaurua për herë të fundit në vitin 1975. Faltorja nuk ishte një ndërtesë e lashtë e regjistruar, që do të thotë se strukturës shekullore nuk iu sigurua një buxhet për mirëmbajtje. Autoritetet tajlandeze që ndërhynë për të ndihmuar në përpjekjet e restaurimit thanë se shembja kishte dëmtuar thelbin e brendshëm të faltores me tulla.

Faltoret janë një tipar i zakonshëm në komplekset e tempujve budistë. Ato simbolizojnë malet e shenjta dhe shpesh strehojnë relike të shenjta ose eshtrat e shenjtorëve ose mbretërve.

tajlande

Sondazh

Poll