4 Tetor 2022, 17:22
Nga e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar sot familjen e Martin Jakut, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.
Berisha u shpreh se pallatet për të prekurit nga tërmeti janë ndërtuar, por se nuk shpërndahen pasi priten zgjedhjet për të përfituar vota.
Sali Berisha: Këtu Marini ka nxjerrë vajzën nuse. Jam prekur shumë nga rrenat tuaj por nusja është shpresë, erdha këtu, më përmalluat kur pashë gjendjen tuaj, DO të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Ndihmën më të madhe e japim kur të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt që kanë marrë 1 mld euro ndihmë e donacione por i kanë shpërndarë sipas qejfit. Mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar sepse BE i dha fondet, vendet mike i ndihmuan shqiptarët por këto u vërsulën si të pangopur për të përvetësuar paratë për të blerë votat. Janë ndërtuar pallatet por nuk janë shpërndarë sepse priten zgjedhje do përdoren për vota. Bota i dha një miliard e ca për të rindërtuar çdo shtëpi.
E kam ndjekur me shumë vëmendje dasmën tuaj, përcjelljen fisnike që bëtë në kushte të vështira por ju siguroj se vështirësia e madhe është pas dhe gjërat do të ndryshojnë. Parlamenti është arenë debati ku dje ishte dita ku duet të paraqisnim hallet e qytetarëve, kurse ata merreshin vetëm si të mbrojnë qeverinë ato ministra të cilët mendojnë gjithë ditën dje nuk mendojnë për qytetarët. Jo vetëm kaq, por nuk mendojnë për zonat e tyre elektorale nga kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Ramën e qeverinë e tij që po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje e plaçkitje dhe në braktisje të qytetarëve. kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e dertet e tij të përditshme. Ska turp më të madh, një shtet që len punonjësen që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve, e len 3 vite në një çadër, Kurse vetë Rama merr avionin personal 150 mijë euro udhëtim e nuk do t’ia dijë. Blen instilacionin për Kryeministrisë 4 mln euro arka druri, dhe ti fle në çadër. Kur hajnia të verbon sytë e të merr moralin nuk të len asgjë në shpi.
sali berisha
Politike
4 Tetor 2022, 15:55
F.M
Sali Berisha dhe Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar hapur kryedemokratin Sali Berisha. Në një postim në Facebook, ...
Politike
4 Tetor 2022, 15:08
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partosë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i selisë Blu, Sali Berisha duket se kanë nisur bashkë...
Politike
4 Tetor 2022, 15:21
NJOFTIM PER SHTYP
•Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta.
Sot në Selinë e Partisë Demokrat...
Politike
4 Tetor 2022, 14:53
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Takimi i Presidentit Bajram Begaj me krerët e partive opozitare për vendosjen e datës së zgjedhjeve lokale ka...
Politike
4 Tetor 2022, 14:43
e.k
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një komunikim për mediat theksoi se ligji në ve...
Politike
4 Tetor 2022, 13:37
I.A
Sali Berisha dhe Besart Xhaferri
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, takoi në zyrën e tij, në selinë e PD, K...
Politike
4 Tetor 2022, 13:06
I.A
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë sot krerët e grupeve parlamentare dhe krerët e partive të...
Politike
4 Tetor 2022, 13:05
A.B
Dashnor Sula
TIRANË-Disa deputetë të PD-së kanë shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit ku kanë kërkuar...
Politike
4 Tetor 2022, 12:58
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas përfundimit të takimit me Presidentin Bajram Begaj, ka folur p&...
Politike
4 Tetor 2022, 12:24
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se data për zgjedhjet lokale duhet të shpallet n&e...