Politike

Zgjedhjet lokale, Meta pas takimit me Begajn: E rëndësishme që data të vendoset sa më parë

Meta tha se data për zgjedhjet i kalon Presidentit, ndërkohë që shtoi se duhet të vendoset sa më parë.

4 Tetor 2022, 12:24 Nga I.A
Zgjedhjet lokale, Meta pas takimit me Begajn: E rëndësishme që
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se data për zgjedhjet lokale duhet të shpallet në respekt të afateve kushtetuese. Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Meta tha se data për zgjedhjet i kalon Presidentit, ndërkohë që shtoi se duhet të vendoset sa më parë.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore. E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithçka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor. Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies. Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, tha Meta.

zgjedhjet lokale 2023 ilir meta

Sondazh

Poll