Politike

 Zgjedhjet lokale, nis takimi i Presidentit Begaj me krerët e grupeve parlamentare

Mësohet se në takim ka shkuar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i PAA Agron Duka.

4 Tetor 2022, 13:06 Nga I.A
 Zgjedhjet lokale, nis takimi i Presidentit Begaj me krerët e grupeve
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë sot krerët e grupeve parlamentare dhe krerët e partive të vogla, për diskutimin mbi datën e zgjedhjeve lokale.

Mësohet se në takim ka shkuar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i PAA Agron Duka.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

vangjel dule dashamir shehi fatmir mediu agron duka bajram begaj

Sondazh

Poll