Politike

Takimi me Begajn, Mediu: Menduam datën 14 maj për zgjedhjet lokale

Pas përfundimit të takimit, ka qenë Fatmir Mediun që ka folur duke thënë se ata kanë menduar si datën 14 maj më të mirën për mbajtjen e zgjedhjeve.

4 Tetor 2022, 14:53 Nga I.A
Takimi me Begajn, Mediu: Menduam datën 14 maj për zgjedhjet lokale
Fatmir Mediu

TIRANË- Takimi i Presidentit Bajram Begaj me krerët e partive opozitare për vendosjen e datës së zgjedhjeve lokale ka përfunduar. Pas përfundimit të takimit, ka qenë Fatmir Mediun që ka folur duke thënë se ata kanë menduar si datën 14 maj më të mirën për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu.

Në takim së bashku me Mediun ka qenë edhe Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

bajram begaj fatmir mediu vangjel dule agron duka dashamir shehi zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll