Politike

Meta i shkoi me valixhe në dorë tek selia, Sali Berisha dhe Ilir Meta bien dakord për bashkëpunim! Kush ishte i pranishëm në takim

4 Tetor 2022, 15:21 Nga DOSJA

Meta i shkoi me valixhe në dorë tek selia, Sali Berisha dhe Ilir Meta

NJOFTIM PER SHTYP

•Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta.

Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.

Sondazh

Poll