Politike

Sulmet kibernetike/ Duma: Patronazhistët nxorën të dhënat. Koçi: Cënojnë integritetin e vendit

Grida Duma deklaroi se patronazhistët kanë nxjerrë të dhënat e qytetarëve.

4 Tetor 2022, 10:41 Nga A.B
Sulmet kibernetike/ Duma: Patronazhistët nxorën të dhënat.
Komision

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Politikës së Jashtme, u diskutua për sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve shtetërore online si dhe ndaj sistemit TIMS. Deputeti socialist, Petro Koçi deklaroi se duhen mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve pasi po cënohet jo vetëm demokracia por dhe integriteti i vendit. Nga ana tjetër deputetja demokrate, Grida Duma deklaroi se patronazhistët kanë nxjerrë të dhënat e qytetarëve.

DEBATET:

Petro Koçi: Është rritur dhe numri i viktimave të krimit kibernetik, duhet të reflektohet edhe përmes këtij protokolli shtesë për krimin kibernetik. Në qendër të protokollit, është mbrojtja e të dhënave personale, pasi në brendësi të tyre ka përmbajtje të të dhënave personale. Krimi kibernetik, ndryshe nga të tjera, është më transnacional se krimet e natyrave të tjera. Prandaj dhe protokolli shtesë na e garanton dhe një mbrojtje më transnacional pasi po cënohet integriteti i vendit.

Belind Këlliçi: Në kushtet kur Shqipëria ndodhet edhe para një sitaute të paprecendtë për shkak të sulmit kibernetik që kemi patur. Sot që flasim kemi identifikuar, të paktën kështu thuhet për përgjegjësit e sulmit, por s’kemi asnjë ndëshkim në aspektin e administratës dhe zyrtarëve që mbajnë përgjegjësi për rrjedhjen e të dhënave. Po ashtu shtuar këtu dhe rrjedhjen e të dhënave të 900 000 shqiptarëve para zgjedhjeve, nuk patëm dënime, por Rama tha se është vetë kryepatronazhisti. Po zbatoj rregulloren dhe prandaj po them që në pikën 11 të marrëveshjes flitet dhe është në fokus indidividi, ju lutem ka mundësi se cilat garancitë për qytetarët shqiptarë që të gjitha këto të dhëna që para një viti para zgjedhjeve u bënë publike, e thotë raportit OSBE për zgjedhjet, cilat janë garancitë pra që ofroni që të dhënat e tyre nuk do të keq përdoren.

Grida Duma: Nga ana jonë ka konstruktivitet. Ne si deputetë të opozitës do ta bëjmë detyrën tonë. Ka një bombë të hedhur nga një shtet arrogantë, gangster, por ka dhe një qeverisje gangstere, që thotë se si lëviz njëri patronazhistët. A jeni në gjendje që pas kësaj konventa që keni mbështetjen, tonë ju pyesim ai mbani dot këto përgjegjësi? Dhe kjo është minimalja e detyrës, pasi maksimalja do ishte përkthyer me dorëheqje të rënda në qeveri. Canja e kishte fajin se i vodhën lopën, se nuk e ruajti, por Canja ju përgjigj, po hajduti që ma mori s’ka faji? Nëse qeveria vetëm firmos letra, por s’merr asnjë masë, çfarë bëjmë ne, bëjmë sikur. Ju keni hedhur një bombë për demokracinë me patronazhistët dhe si hynë asnjë gjemb në këmbë atyre dhe s’ka asnjë dorëheqje.  Ne nuk bëjmë dot sikur. Ne e firmosim letrën, por e bëni dot realitet. Ju mund ta mbuloni me iranin, por bomba ra në prill, asnjë përgjigje për patronazhistët.

Blendi Klosi: Ajo që ndodh sot nuk ndodh kot, se ne jemi në një aleancë shumë të fortë. Irani nuk na sulmon se u kujtua për Shqipërinë, por se ne jemi në aleancë. Ne nuk e fshehim kokën nga lufta, jemi në mbështetje me Ukrainën, ndaj goditemi sot. Ne do të kemi në datën 13 një diskutim në parlament, një nga më të zjarrtat në parlament. Po të mos ishte historia aktuale do të ishte një nga qindra konventat që kemi miratuar, padyshim që do të ketë debat. Ky është thelbi i këtij debati. 

Kush është dakord në parim? Shumë faleminderit. Jemi të gjithë dakord, e vlerësoj shumë qëndrimin tuaj. 

blendi klosi komisioni i jashtem

Sondazh

Poll