Aktualitet

Gjirokastër/ Vrau çiftin Kosta për prishjen e një muri, Krimet e Rënda nisin procesin për autorin, Apostol Kosta

20 Gusht 2019, 08:51 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Vrau çiftin Kosta për prishjen e një muri,

TIRANË– Krimet e Rënda kanë nisur procesin gjyqësor ndaj Apostol Kostës, autori i vrasjes së çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta, në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi dy vite më parë, më 25 Tetor 2017, pas disa proceseve gjyqësore për shembjen e një muri.

I pandehuri Apostol Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur edhe dy granata.

Pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten. Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Kush ishte çifti Kosta?

Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese.  Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ tek e “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga  muzika. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të qytetit të Gjirokastrës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita kosta aleko kosta apostol kosta gjirokster krimet e renda aferdita kosta aleko kosta apostol kosta gjirokster krimet e renda

Sondazh

Poll