Aktualitet

'Ne thithim energjinë e britmës që lëshoi kafsha kur u ther'/ Animalistja: Mos hani mish, 3 ditë s’tretet

Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se ka zgjedhur që të mos konsumojë mish pasi nuk do që të thithë energjinë e britmës që ka lëshuar kafsha kur është therur.

4 Tetor 2022, 09:16 Nga A.B
'Ne thithim energjinë e britmës që lëshoi kafsha kur u
Jonida Çobani Gjoka

TIRANË- Animalistja Jonida Çobani Gjoka bëri thirrje që qytetarët të mos e konsumojnë mishin e kafshëve, së pari për anën shëndetësore sepse do tre ditë të tretet dhe së dyti për anën emocionale. Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se ka zgjedhur që të mos konsumojë mish pasi nuk do që të thithë energjinë e britmës që ka lëshuar kafsha kur është therur.

'Njerëzit nuk duhet të konsumojnë mish pasi kafshët janë kushërinjtë tanë të largët biologjik.' është shprehur ajo, duke shtuar: Këto informata nuk i marr nga vetja por janë disa analiza të bëra. Unë nuk kam konsumuar, nuk dua të shkaktoj dhimbje te kafsha që ha, se ajo kur theret lëshon një hormon që krijon toksinë në atë mish, ne kur hamë ne thithim energjinë e asaj britme, atyre dhimbjeve që ka lëshuar në momentin që është therur. Janë po të njëjtat emocione si dhe njerëzit. Kur ti konsumon një mish ajo rri 72 orë në zorrët e tua dhe nuk tretet.'

Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë.

“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë për një qenush që ishte në gjendje shumë të mirë, një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer, duhet të kishte dhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.

jonida Çobani gjoka

Sondazh

Poll