Aktualitet

VD- Parandalohet vjedhja e banesës në Kamzë, 2 autorët mbanin armë, policia i vë në pranga

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta persona po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

4 Tetor 2022, 09:16 Nga A.B
VD- Parandalohet vjedhja e banesës në Kamzë, 2 autorët
Veshjet e autoreve

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pezë Helmës pasi u kapën duke lëvizur me armë zjarri në automjet. Policia lokalizoi mjetin e tyre 'Volkswagen' në Pezë Helmës, me të cilin udhëtonin personat me inicialet P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta persona po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar "Parandalimi". U kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas që dyshohet se do të vidhnin në një banesë. Të dy të arrestuarit, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpumin me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje;

- Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në Pezë Helmës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "Volkswagen" me të cilin udhëtonin shtetasit P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll