Aktualitet

I dënuar me dy vite burg për drogë, arrestohet brenda hotelit shqiptari në Itali

Punonjësit e policisë së komisariatit u vunë në gjurmët e tij brenda një hoteli në periferi të qytetit.

4 Tetor 2022, 07:40 Nga A.B
I dënuar me dy vite burg për drogë, arrestohet brenda hotelit
Policia italiane

ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në një hotel të qytetit të Piacenzës. Ai duhet të vuajë dy vjet burg për trafik droge. 

Pasditen e së shtunës, punonjësit e policisë së komisariatit u vunë në gjurmët e tij brenda një hoteli në periferi të qytetit dhe e njoftuan për urdhrin e lëshuar pak ditë më parë nga gjykata e Piacenzës. Shqiptari ishte dënuar për një sërë veprimtarish me lëndë narkotike që kishte kryer në Piacenza.

Ai u vu në pranga brenda hotelit ndërsa tani ndodhet në burg në Novate.

 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll