Aktualitet

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

Seanca e radhës do të zhvillohet më 7 tetor në orën 09:00. 

4 Tetor 2022, 08:50 Nga A.B
Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, shtyhet seanca në
Kolegji

TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca e shqyrtimit të sigurimit të padisë të bërë nga kolegji “Mehmet Akif” kundër Këshillit të Ministrave për mbylljen e shkollës. Seanca u shty për saktësimin e prokurës së përfaqësimit të avokatit të “Mehmet Akif” dhe kërkesën e tij për të qenë të pranishëm si palë edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Në këtë proces do të shqyrtohej kërkesa e kolegjit për të mos zbatuar vendimin për heqjen e licenses deri në shqyrtimin e padisë në themel.

Ndaj, u vendos që seanca e radhës të zhvillohet më 7 tetor në orën 09:00. 

Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës.

mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll