Aktualitet

Hakërimi/ Gazetarja: Publikimi i të dhënave rrezikon hetimet për ta, të inkriminnuarit do largohen nga Shqipëria

Bezati tha se kushdo që sheh emrin e tij në atë listë nis të veprojë.

3 Tetor 2022, 23:36 Nga F.M
Hakërimi/ Gazetarja: Publikimi i të dhënave rrezikon hetimet
Dorjana Bezati

TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezati thotë se të dhënat që dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit vënë në rrezik hetimet që janë në vijueshmëri në vend. E ftuar në 'Top Story', Bezati tha se kushdo që sheh emrin e tij në atë listë nis të veprojë. Sipas saj, të inkriminuarit mund të largohen nga Shqipëria e prishin provat. 

“Një njeri që sheh aty se është nën hetim, do veprojë. Mund të prishë provat ose mund të largohet nga Shqipëri,"- thotë ajo.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?  MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

sistemi memex irani sulmon shqiperine dorjana bezati

Sondazh

Poll