Aktualitet

Databaza e hakuar nga iranianët/ Zagani: Nuk është MEMEX, por TIMS, rubrika "të dyshuarit"

Zagani tha se dyshon që listat të kenë dalë nga sistemi TIMS, ku ka një rubrikë për personat e dyshuar. 

3 Tetor 2022, 21:31 Nga F.M
Databaza e hakuar nga iranianët/ Zagani: Nuk është MEMEX, por
Dritan Zagani

TIRANË- Ish-shefi i anti-drogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, ka deklaruar se databaza e publikuar sot pas hakimit nga hakerat iranianë është e sistemit TIMS dhe jo kartoteka e policisë kriminale, MEMEX. Në një lidhje në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Zagani tha se dyshon që listat të kenë dalë nga sistemi TIMS, ku ka një rubrikë për personat e dyshuar. 

"Sistemi i policisë, janë sy sisteme bazë TIMS dhe MEMEX, që është kartoteka e policisë kriminale. Në kartotekë është shumë e vështirë të hysh nga jashtë. TIMS ka disa rubrika. Një nga këto rubrikat, janë personat e dyshuar. Janë persona që mund të kenë procedim penal dhe policia ka bërë një dosje. Për mua ajo është listë e nxjerrë nga TIMS. Kam bindjen se është rubrika “të dyshuarit” nga sistemi TIMS. TIMS ka rubrika të ndryshme, si një ndërtesë e madhe që ka zyra të ndryshme me funksione të ndryshme,"- tha Zagani. 

dritan zagani sistemi memex irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll