Aktualitet

Databaza e hakuar/ Klodiana Lala: S'janë publikuar të dhënat e MEMEX, por kjo platformë është hakuar

Ajo shtoi se bashkë me MEMEX, hakerat iranianë kanë në duart edhe sisteme të tjera të Polciisë së Shtetit.

3 Tetor 2022, 21:22 Nga F.M
Databaza e hakuar/ Klodiana Lala: S'janë publikuar të dhënat
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se platforma me të dhënat që është bërë sot publike nuk është e MEMEX, por që është e vërtetë që kjo databazë është në duart e hakerave iranianë. E ftuar në ""Open", Lala tha se pavarësisht deklaratave të Policisë së Shtetit, fakti që ajo e sotmja nuk ishte platforma e MEMEX e ka dalluar nga të dhënat dhe nga anglishtja e përdorur. Ajo shtoi se bashkë me MEMEX, hakerat iranianë kanë në duart edhe sisteme të tjera të Polciisë së Shtetit.

"Shqetësimi që kam ngritur është se është një ngjarje e rëndë, si në sistemin TIMS edhe të tjera, autoritetet nuk duan ta pranojnë. Të dhënat e sotme, në pamje të parë, nuk më rezulton sistemi MEMEX por personash të skeduar dhe në kërkim dhe nuk ngjan me Memex, i cili në thelb është bërthama lënda fillestare e policisë së shtetit. Aty gjen cdo gjë për një emër të caktuar. Flasim për Ervis Martinaj që është i zhdukur, por çdo herë që është hetuar apo marrë në pyetje është e përfshirë në Memex. Mënyra si është hedhur dhe anglishtja e përdorur, të lënë të mendosh që nuk është ky sistem. por unë mendoj që Memex është marrë. Kam biseduar me zyrtarë dhe në një nga drejtoritë kryesore në vend i kërkova një ndihmë  dhe më tha e kam të pamundur sepse nuk kemi asnjë material në kompjutera dhe i kemi shkëputur nga sistemi e po punojmë manualisht. Sot policia e shtetit punon manualisht. Burimet më thonë që jo vetëm Memex por edhe sisteme të tjera janë hackeruar. Të nesërmen kur të dalin sistemet e Memexit ç'do të ndodhë? Në dijeninë time në rastin e Peleshit nuk me rezulton asnjëherë i skeduar. Listë kontigjentësh, më duket se është një miksim të dhënash. Kanë identitetin dhe asnjë të dhënë tjetër. Në mënyrë të qëllimshme mund të jetë bërë për të destabilizuar vendin. Sulmet kibernetike bëhen ose për para ose destabilizim. ne nuk kemi asnjë të dhënë që të jenë kërkuar para, pra mbetet destabilizimi dhe tensioni social. Provova të blej një nga të dhënat që u nxorën dhe nuk e blejë dot. Deri tani qeveria shqiptare nuk pranon se janë kërkuar para në këmbim të të dhënave,"- tha Lala ndër të tjera. 

sistemi memex klodiana lala

Sondazh

Poll