Aktualitet

Gazetari merr ‘live’ mesazhin nga punonjësi i IT-së në MB: Sistemi MEMEX është thyer, s'dimë çfarë është prekur

Veliu tha se personi që i ka shkruar është një nga 80 punonjësit e kësaj ministrie që i pohon hakimin e sistemit MEMEX e të TIMS gjithashtu. 

3 Tetor 2022, 23:12 Nga F.M
Gazetari merr ‘live’ mesazhin nga punonjësi i IT-së
Muhamed Veliu

TIRANË- Sistemi MEMEX, kartoteka e policisë kriminale është thyer nga hakerat. Gazetari Muhamed Veliu ka bërë publik një mesazh që i ka dërguar një punonjës IT në Ministrinë e Brendshme. I ftuar në "Top Stpry", Veliu tha se personi që i ka shkruar është një nga 80 punonjësit e kësaj ministrie që i pohon hakimin e sistemit MEMEX e të TIMS gjithashtu. 

"Sistemi MEMEX është thyer dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht. Është një nga 80 punonjësit e IT-së në këtë ministri, që më tej më thotë se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS,"- tregon Veliu.

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

muhamed veliu

Sondazh

Poll