Aktualitet

Në kërkim për pengmarrjen e Beqirajt, Bejdolli shoferi i ‘Rrumit’, roli që kishte ditën e atentatit ndaj Ndojës

Bejdolli është pikërisht personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndojën në spital pas atentatit.

3 Tetor 2022, 20:31 Nga F.M
Në kërkim për pengmarrjen e Beqirajt, Bejdolli shoferi i
Aleksandër Laho dhe Arjan Ndoja

TIRANË- Agron Bejdolli, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje e raportuar që në orët e para të mëngjesit nga Dosja.al rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi. Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bejdolli është pikërisht personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndojën në spital pas atentatit.

Sot ai është shpallur në kërkim pasi rezulton se ishte pjesë e grupit që dhunuan vëllezërit Gentian e Indrit Beqiraj. Madje një prej tyre e morën peng e pasi e dhunuan për dy orë rresht, e lanë të lirë. Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor 'Piaggo' nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete. Por e liruan pas 2 orësh. Ka qenë vetë pengu, ai që ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin. Bashkë me të vëllain, ai shkoi dhe deponoi në Polici, duke iu referuar përplasjes si një konflikt të çastit.

Megjithatë, burimet thanë se Policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm, e vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës e për trafik armësh. Të dy vëllezërit Beqiraj kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur në vitin 2013 për lëndë narkotike.

aleksander laho arjan ndoja

Sondazh

Poll