Sport

Saelemaekers i thotë lamtumirë Kupës së Botës, ka dëmtuar rëndë gjurin…

Mesfushori i Milanit, për shkak të një dëmtimi në gju do të mungojë për të paktën gjashtë javë duke humbur edhe Kupën e Botës me Belgjikën.

3 Tetor 2022, 10:40 Nga DOSJA

Saelemaekers i thotë lamtumirë Kupës së Botës, ka

ITALI - Mesfushori i Milanit në dy vitet e fundit, Alexis Saelemaekers, kërkoi zëvendësimin pas dëmtimit të gjurit të tij këtë fundjavë kundër Empolit (3-1). Nga kontrollet mjekësore, dëmtimi ka qenë më i rëndë nga sa u mendua: ligamenti kolateral është këputur pjesërisht. 

Mesfushori sulmues 23-vjeçar do të mungojë për të paktën gjashtë javë në radhët e kuqezinjve të Milanit. Në këto kushte, ai nuk pritet të thirret edhe nga kombëtarja e Belgjikës (ka nëntë ndeshje) për të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Saelemaekers i thotë lamtumirë Kupës së Botës, ka

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll