Bota

S'ka ndryshim! Milorad Dodik mori 48.8% votash, pranë rizgjedhjes si president i 'Republika Srpska'

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e para për zgjedhjen e Presidentit të Republikës Srpska. Kandidati i SNSD-së Milorad Dodik fitoi 242.851 vota ose 48.80 për qind, ndërsa Jelena Trivić 212.452 vota ose 42.69 për qind.

3 Tetor 2022, 12:01 Nga k.m
S'ka ndryshim! Milorad Dodik mori 48.8% votash, pranë rizgjedhjes si
Milorad Dodik

SARAJEVË- Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Bosnje-Herzegovinë. Bosnje Hercegovina votoi këtë të dielë me një listë të madhe prej më shumë se 100 partish dhe koalicionesh, ndërsa 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e para për zgjedhjen e Presidentit të Republikës Srpska. Kandidati i SNSD-së Milorad Dodik fitoi 242.851 vota ose 48.80 për qind, ndërsa Jelena Trivić 212.452 vota ose 42.69 për qind.

Ndërkohë kandidati boshnjak, Denis Beqiroviq, është duke udhëhequr në garën presidenciale trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, sipas rezultateve të para të publikuara në orët e para të së hënës. Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave.

Beqiroviq pritet të ndajë presidencën trepalëshe me përfaqësuesen e kroatëve të Bosnjës, Borjana Kristo, kandidate nga Bashkimi Demoratik Kroat (HDZ) dhe serben e Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur.
Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Aktualisht Bosnjë-Hercegovina është duke u përballur me krizën më të rëndë politike prej fundit të luftës së viteve 1990, sidomos për shkak të politikave separatiste të udhëheqësisë së serbëve të Bosnjës dhe kërcënimeve për bllokada nga kroatët në këtë shtet. Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Srpska. Dodik ka garuar për president të Republikës Srpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe. Edhe Dodik, edhe rivalja e tij, Jelena Triviq, kanë pretenduar fitore për presidencën e Republikës Srpska.

milorad dodik

Sondazh

Poll