Bota

Kriza energjitike/ Ministri Italian: Kemi rezerva gazi për këtë dimër

Këtë e theksoi ministri i Tranzicionit Ekologjik në Itali, Roberto Cingolani, duke u shprehur se për momentin në Itali nuk ka asnjë problem me rezervat e gazit.

3 Tetor 2022, 09:35 Nga I.A
Kriza energjitike/ Ministri Italian: Kemi rezerva gazi për
Roberto Cingolani

ITALI- Një gjë është mungesa e gazit, një gjë tjetër rritja e çmimit. Këtë e theksoi ministri i Tranzicionit Ekologjik në Itali, Roberto Cingolani, duke u shprehur se për momentin në Itali nuk ka asnjë problem me rezervat e gazit.

"Duhet të dallojmë frikën ekonomiko-inflacioniste për koston nga frika për sasitë e gazit. Në Itali në momentin që po eksportojmë. Sot ka mbi 40 milionë metër kub gaz për magazinim dhe mes 18 dhe 20 milionëve të eksportuara ”, siguroi ministri në Rai 3.

Cingolani nënvizoi se, vendi mund të ndihet i qetë për sasitë që tani, edhe në kushtet e dimrit.

"Në fakt, për sa i përket stoqeve, ne kemi marrë një angazhim evropian që në fund të tetorit të arrijmë 90%, kemi mbërritur në fund të shtatorit. Tani dëshirojmë t'i rrisim por për dimër jemi të mbuluar ”, tha ministri.

roberto cingolani

Sondazh

Poll