Bota

Shëndetësia drejt kolapsit në Kosovë, Imeri: Rrogat e mjekeve nga 650 rriten në 1440 euro

Në një intervistë për MCN Tv, kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Tevide Imeri deklaron se më shumë gjasë ligji i ri i pagave do të marrë miratimin në parlament brenda vitit 2022.

3 Tetor 2022, 09:59 Nga I.A
Shëndetësia drejt kolapsit në Kosovë, Imeri: Rrogat e
Tevide Imeri

KOSOVË- Kosova ka gati projektligjin për dyfishimin e pagës bazë të mjekëve që shihet si mënyra e vetme për të frenuar sadopak largimin masiv të bluzave të bardha që po e çon Kosovën në kolaps shëndetësor. Në një intervistë për MCN Tv, kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Tevide Imeri deklaron se më shumë gjasë ligji i ri i pagave do të marrë miratimin në parlament brenda vitit 2022.

"Ligji i ri i pagave e con rrogen e mjekut specialist nga 650 euro ne 1440 euro! Rritje te kenaqshme te rrogave parashikohen per te gjithe personelin shendetsor te Kosoves per te mos shkaktuar diferenca. Pr ligji ne nentor do te jete ne parlament. I kemi kerkuar qeverise implementim te menjehershem te ligjit ose te pakten brenda 3 muajve te pare pas publikimit ne fletoren zyrtare. Qeveria nen presionin sindikal ka hequr dore nga investimet strategjike per te perballuar krizen e madhe te rritjes se cmimeve! Kosova ka plote rruge e sot eshte koha qe fondet ti kthehen njerezve permes rritjes se pagave. Ky eshte shansi i fundit per te shmangur kolapsin ne shendetsine e Kosoves. Ia kam bere te qarte kryeministrit Kurti dhe qeverise se nese nuk rriten pagat e mjekeve dhe te gjithe personelit shendetesor kolapsi do te ndodh shume shpejt, eshte e sigurte", tha Imeri.

tevide imeri

Sondazh

Poll