Bota

'Nëse Ukraina anëtarësohet në NATO..'/ Medvedev kërcënon sërish me Luftën e Tretë Botërore

Kjo nuk është hera e parë që Medvedev kërcënon një luftë të përgjithshme.

3 Tetor 2022, 09:18 Nga k.m.

'Nëse Ukraina anëtarësohet në NATO..'/ Medvedev

KIEV- Kërkesa e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n nuk është gjë tjetër veçse dëshira e Kievit për të "përshpejtuar fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Kështu e ka zbërthyer deklaratën e bërë, nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

“[Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelenskyy dëshiron të përshpejtojë pranimin e tij në NATO. Ide e mirë. Thjesht i lutet NATO-s të përshpejtojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore,”- shkroi ish-presidenti ukrainas. Bashkëpunëtori i ngushtë i presidencës ruse komentoi gjithashtu se Biden njoftoi mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Rusi, duke e konsideruar si turp.

Kjo nuk është hera e parë që Medvedev kërcënon një luftë të përgjithshme. Javën e kaluar, ish-presidenti i Rusisë, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus, tha se vendi ka të drejtë të mbrohet me armë bërthamore nëse shtyhet përtej kufijve të saj, dhe shtoi se kjo "padyshim nuk është një bllof".

Pak ditë më parë, pas një "referendumi", Rusia aneksoi 5 krahina të Ukrainës, por vendimi u pasua me kërkesën e Ukrainës për t'u anëtarësuar urgjentisht në NATO. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll