Aktualitet

Po çonte të ëmën në spital, aksidentohet rëndë ish-drejtori i AKU-së (EMRI)

25 Shkurt 2019, 15:16 Nga DOSJA
Po çonte të ëmën në spital, aksidentohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Papër, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Sipas informacioneve paraprake mësohet drejtuesi i mjetit, ish drejtori i AKU-së së Elbasanit, ishte duke dërguar në spital nënën e tij e cila kishte pësuar parainfarkt, ndërsa është përfshirë në aksident.

Të aksidentuarit janë ish-drejtori i AKU-së në Elbasan Zenun Bullari, dhe nëna e tij.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas dhe ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet ish-drejtori i aku-së elbasan zenun bullari aksidentohet ish-drejtori i aku-së elbasan zenun bullari

Sondazh

Poll