Aktualitet

Takimi me Bashën, aleatët zbardhin mbledhjen: Sulmi i opozitës do jetë 360 gradë

25 Shkurt 2019, 15:14 Nga DOSJA
Takimi me Bashën, aleatët zbardhin mbledhjen: Sulmi i opozitës do

Kreu i PD-së Lulzim Basha sapo përfundoi një takim me aleantët ku fokus diskutimi ka qenë çështja e protestave të opozitës.

Pas takimit Fatmir Mediu u shpreh se do të vijojnë me protesta për t’i dhënë fund mungesës së ilegjimitetit të në vend.

Patëm një takim të partive të opozitës, ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi me qytetarët për protestën që do të zhvillohet të enjtëve. Kuvendi është tërësisht ilegjitim dhe kjo është provuar nga të gjitha proceset ligjore që nuk po funksionojnë. Ne do të vijojmë me protesta për t’i dhënë fund mungesës së ilegjimitetit të në vend dhe për ta kthyer atë në binarët kushtetues. Ne do bëjmë çdo gjë që kërkojnë qytetarët për ta kthyer këtë vend në binarët kushtetues.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Ndërsa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore dhe theksoi se më 16 mars do të jetë protesta kombëtare e opozitës.

Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet. Nëse Rama nuk tërhiqet, a do tërhiqet opozita nga zgjedhjet lokale? Duhet të dini që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike. Këtë nuk e kemi diskutuar akoma, por duhet të presim protestën e datës 16 njëherë.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 360 grade basha me aleatet dashamir shehi fatmir mediu fronti opozitar protestë sulmet e opozites 360 grade basha me aleatet dashamir shehi fatmir mediu fronti opozitar protestë sulmet e opozites

Sondazh

Poll