Bota

Medvedev kërcënon Zelenskyyn: Po përshpejton luftën e tretë botërore

 Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin ka krcnuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me nisjen e nj lufte t tret botrore.

3 Tetor 2022, 08:44 Nga I.A
Medvedev kërcënon Zelenskyyn: Po përshpejton luftën e
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri deklarata të reja nxitëse. Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin ka kërcënuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me nisjen e një lufte të tretë botërore.

"Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore. Biden njoftoi mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Rusi. Madje është për t'u habitur që na kujtoi. Megjithatë është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse," tha Medvedev.

Ai iu referua edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stotlenberg, i cili disa ditë më parë deklaroi se NATO ishte e hapur për shtet që dëshiron të anëtarësohet.

dmitry medvedev vladimir putin jens stotlenberg

Sondazh

Poll