Politike

Banorët e Laprakës u rikthehen protestave: Shumë prej atyre që ngelën pa shtëpi kanë emigruar

Në videon e publikuar nga Syri, disa banorë të emigrojnë thonë se do të emigrojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerët shprehen se protestat do të vijojnë.

1 Tetor 2022, 23:03 Nga F.M
Banorët e Laprakës u rikthehen protestave: Shumë prej atyre
Banorët e Laprakës

TIRANË- Banorët e Laprakës janë rikthyer në rrugë. Ata protestojnë sërish për të kundërshtuar shembjen e pronave të tyre nga projekti i Unazës së Madhe, ky projekt rrezikon të lërë mijëra familje të mbeten të pastreha.

Në videon e publikuar nga Syri, disa banorë të emigrojnë thonë se do të emigrojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerët shprehen se protestat do të vijojnë.

“Kanë ikur, nuk kanë pasur zgjidhjet jetër. Nuk e di unë, nuk u dha shteti as lekë, as shtëpi,”- thotë një prej tyre.

Rreth 654 ndërtesa parashikohet të shemben në këtë zonë. Prej më shumë se një viti banorët e Laprakës janë ngritur vazhdimisht në protesta për të kundërshtuar shembjen e pronave të tyre. Ata pretendojnë se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, e cila sipas tyre po ua merr pronat në mënyrë të padrejtë. Banorët shtojnë se nuk janë dëmshpërblyer.

banoret e laprakes

Sondazh

Poll